Levandovski mund ta blejë fatin e tij për vetëm 24 milionë euro

Qenka një rregull në futbollin profesionist, sipas të cilit një lojtar mbi 28 vjeç mund të largohet nga klubi 3 vjet pasi ka nënshkruar kontratën e fundit, duke paguar një sasi financiare. Për Robert Levandovskin, që ka vetëm 1 vit të mbetur në kontratë me Bajernin, liria do të vinte nëse do ta paguante vetë detyrimin, që është baraz me rrogën e tij të fundit në Mynih, dhe që shkon në 24 milionë euro. Kjo, do të thotë më pak sesa Barcelona mund të japë për të, një shifër që mund të arrijë në 32 milionë euro. Levandovski e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Bajerni pas 8 vitesh në të cilat ai fitoi gjithçka dhe i dha bavarezëve gjithçka.

Sfidanti.al