Kontrata e përfolur gjatë më në fund u nënshkrua dhe katalanasit do të kenë jnë sponsor të ri në fanelë, dhe po ashtu si emër të stadiumit. Impianti do të quhet “Spotifaj Kamp Nou” (Spotify), ndërsa kompania e madhe amerikane ra dakord që të paguajë gjithsej 280 milionë euro, që është një rekord për akorde të tilla. Këto para do ta lejojnë Barcelonën që të përforcojë skuadrën dhe tifozët u shprehën shumë të kënaqur madje disa thirrën me të madhe në rrjetet sociale se “vitin që vjen do të fitojmë të tre trofetë”. Flitet për La Ligën, Championsin dhe Kupën e Mbretit. Është hera e parë që “Kamp Nou” merr një emër tjetër përveç atij tradicional.
Sfidanti.al