Ofertat paskan qenë identike, të paktën lidhur me paratë që futbollisti do të merrte në dorë në momentin e hedhjes së firmës. Kështu informojnë nga Franca për Kilian Mbapenë dhe shtojnë se kampioni i botës ka zgjedhur të qendrojë aty ku është. Kështu qenka shprehur presidenti i Realit, Florentino Perez, duke informuar të vetët se Mbapeja nuk do të vijë. Mamaja e tij ka sqaruar (privatisht) se oferta e dy klubeve ishte e njëjta, nga 150 milionë euro vetëm për firmën plus rrogën, ndërsa e drejta e imazhit do të mbetej plotësisht e sulmuesit. Nuk dihet mirë se përse Mbapeja paska zgjedhur PSG-në dhe jo Realin, por besohet se ai do të ketë më shumë dorë të lirë për të qenë udhëheqësi i ekipit.
Sfidanti.al