Ishte një ndeshje epike, siç duhet të jenë sfidat derbi mes madrilenëve dhe katalanasve, dhe fitorja e “blaugranëve” ishte e parashikueshme. Barcelona kishte qenë superiore ndaj Realit gjatë gjithë sezonit, por e vërteta është se asgjë nuk vlen derisa vjen puna tek fitorja e trofeve. “Merengesit” fituan ndeshjen që kishte më shumë rëndësi, gjysmëfinalen e Euroligës në basketboll për meshkuj, me shifrat 86-83, ndonëse në një moment ishte në humbje me 13 pikë (34-47). Nikola Mirotiç luajti një ndeshje të madhe për katalanasit me 26 pikë e 12 topa në tabela (nivele për NBA-në), por nuk mjaftoi. Reali pati veteranin Kosër, Puarienë, Tavarezin dhe veteranin tjetër Jul. “Marka” shkruajti për “shpirtin e përmbysjeve” dhe kjo vlen ashtu si për Realin e futbollit. Jo më kot, skuadra e Karlo Ançelotit kaloi Paris SG, Çelsin dhe Mançester Sitin e do të luajë tani finalen e 29 majit ndaj Liverpulit në Paris. Reali i koshit, i trajnerit Lasa, do të jetë përballë kampionit në fuqi të Europës, Anadolu Efesit të Turqisë, ditën e nesërme në “Shtark Arenën” e Beogradit.
Sfidanti.al