Si e pret Interi ndeshjen finale për titullin? Me zgarë në fushën e stërvitjes

Simone Inzagi e ka thënë se e ka fituar një herë një titull në javën e fundit, ndonëse ka ndodhur kur ishte futbollist 22 vjet më parë, në 2000. Trajneri i sotëm i Interit dëshiron që lojtarët e tij të jenë sa më të qetë, ndoshta siç kanë qenë atëherë tek Lacio. Për këtë arsye, ai ka vendosur që të mos u ushtrojë fare presion dhe madje të krijojë një “piknik” në fushën e stërvitjes në Pinetina. Fotot janë që futbollistët zikaltër kishin vendosur zgara në fushë duke pjekur biftekë. Besohet se kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të pasur shtendosje në prag të javës së fundit të Serisë A të dielën. Interi luan me Sampdorian në “San Siro” në orën 18:00, në të njëjtën orë që Milani do të jetë në fushën e Sasuolos.

Sfidanti.al