Ka qenë një njeri krenar që kur ishte mesfushor dhe kapiten, e duket se nuk e ka ndryshuar aspak temperamentin. Patrik Vieira do të hetohet nga Federata Angleze e Futbollit (FA) pasi goditi me shkelm një tifoz të Evertonit në stadiumin “Gudison Park”, në përfundim të ndeshjes së Premier Ligës. E vërteta është se Vieira u ofendua nga tifozi dhe pastaj iu kthye, derisa u ndalua nga disa tifozë të tjerë që kishin pushtuar fushën pas fitores me përmbysje 3-2 të Evertonit ndaj Kristël Palasit. Me këtë fitore, blutë liverpulas siguruan qendrimin në Premier Ligë, por incidenti në fund e errësoi festën. Në Angli janë të shqetësuar sepse këto ditë kanë ndodhur edhe incidente te tjera. Në stadiumin e Notingemit pati sulm nga ana e tifozëve, dhe po ashtu tifozët e Port Vejlit sulmuan lojtarët e Suindonit.
Sfidanti.al