Ku duket bindja e Milanit për titullin? Tek xhami i autobusit i thyer nga Ibra!

Ndodhi në ndeshjen e kaluar, atë të fituar 2-0 ndaj Atalantës në “San Siro”, por është një veprim që tregon shumë gjendjen psikologjike dhe mentalitetin e skuadrës së trajnerit Stefano Pioli. Në Itali thonë se të gjithë kanë nisur të përpiqen të imitojnë Milanin (ndoshta, jo Interi apo Juvja), por askush nuk mundet të imitojë atë që bën Zllatan Ibrahimoviç sepse në këtë botë ka vetëm një Ibra. Legjenda suedeze ishte kaq i frymëzuar dhe i furishëm ndërsa autobusi me ekipin mbërrinte në “San Siro”, i rrethuar nga mijëra e mijëra tifozë, saqë doli tek xhami i parë dhe e goditi disa herë me pëllëmbë (në foto). E bëri kaq fort saqë xhami u kris. Kjo e tregon më së miri gjendjen emocionale të Milanit, dhe Ibra është një katalizator edhe kur luan pak, ose nuk luan fare.

Sfidanti.al