Dyshime për Liverpul-Uolves, të kuqtë i paguajnë “ujqërve” miliona nëse fitojnë titullin!

Ja që rastësia krijon momente të tilla, ku vihet me të drejtë në dyshim integriteti i një ndeshjeje futbolli. Këtë të diel, Liverpuli pret Uolvesin në një ndeshje që mund të ketë rëndësi vendimtare për titullin kampion (gjithnjë nëse Siti nuk fiton me Aston Vilën). Pikërisht, ndërsa të kuqtë presin “ujqërit” del lajmi se sipas kontratës, ata duhet t’i paguajnë klubit që kanë kundërshtar të dielën, miliona paundë stërlina nëse fitojnë titullin. Kjo për shkak të kontratës për blerjen e kartonit të Diogo Zhotasë. Të tilla janë klauzolat, e ndoshta Uolvesi mund të mendojë që t’i ketë ato para, ndërsa një fitore apo barazim në “Anfild” me Liverpulin nuk është se do t’i jepte ndonjë gjë të madhe.

Sfidanti.al