Nuk kishte ndonjë rëndësi rezultati të paktën jo për vendasit. “Zonja e Vjetër” e kishte siguruar që më parë Championsin, ndonëse Lacio luftonte për Ligën e Europës dhe tani është një hap më pranë me barazimin që mori në Torino. Përfundoi 2-2 në ndeshjen e parafundit e Serisë A luajtur në një atmosferë lamtumirash dhe habia ishte që ishte mbrëmja e lamtumirës me publikun torinez të dy kapitenëve, Xhorxho Kielini dhe Paulo Dibala, që sezonin që vjen nuk do të jenë me Juven. Si fillim doli nga fusha Kielini në 17’, i brohoritur nga publiku, ndërsa në 78’ erdhi radha e Paulo Dibalës. Edhe për të përshëndetja e fundit në “Stadium” ofruar nga trajneri Alegri, ndërsa u zëvendësua nga i riu Palumbo. Juventusi kryesoi 2-0 me gola të shënuar nga Dushan Vlahoviç dhe Alvaro Morata, ndërsa lacialët u përgjigjën me Patrik dhe Milinkoviç-Saviç në “frymën e fundit”.
Sfidanti.al