Liverpuli dhe Mançester Junajtidi kanë mbetur me gojën hapur dhe po “u shkon lëng”, por ai nuk do ta braktisë fanelën me ngjyrat verdhë e zi. Xhud Belingham e konsideron veten si shumë të ri për t’u larguar kaq shpejt nga Dortmundi, ndërsa realizoi një sezon shumë të mirë në Gjermani. Futbollisti anglez i krahut pati 6 gola dhe sidomos 11 asistë në Bundesligë, por nuk do të ndjekë nga pas ish-shokun e tij të ekipit, Erling Halandin. “Siti është me shumë fat që e mori Erlingun, – thotë ai, – por, unë nuk do të largohem”. Dortmundi nuk do të jetë aspak për t’u hedhur poshtë sezonin e ardhëm pasi në sulm do të ketë Karim Adejemin, “mbretin” e golit në Bundesligën austriake, që do të furnizohet nga një talent si Belinghami.
Sfidanti.al