Barça shet “trupin” për të fituar 200 milionë euro këtë verë

Natyrisht nuk është se po heq dorë nga morali, por po i përshtatet kohës, pra që kur je në krizë financiare duhet të bësh ç’mos të dalësh prej saj. Në futboll, që të kthehesh tek suksesi ekonomik duhet të kesh sidomos suksesin sportiv dhe Barcelonës i duhet të marrë lojtarë këtë verë për të konkurruar Realin në Spanjë dhe gjigandët e tjerë në Europë. Lajmet nga Gadishulli Iberik janë që klubi katalanas është gati të shesë 49 për qind të aksioneve të veta në agjencinë e saj të biznesit që lidhet me marketingun, BLM. Sipas “El Mundo Deportivo”, në “Kamp Nou” synojnë të fitojnë 200 milionë euro nga kjo shitje, gjë që do t’i lejojë të marrin lojtarë në verë. Barcelona do të ruajë të drejtën e vendimmarrjes në agjenci, por fitimet do të ndahen me blerësin e 49 për qind të aksioneve.

Sfidanti.al