Mund të ketë kërkesa tepër të mëdha financiare, mund të dëshirojë të trajtohet si “primadona”, por gjithsesi nuk mund të ketë asnjë qortim për mënyrën sesi po e vendos të ardhmen e tij. Kilian Mbape mësohet se do ta deklarojë shpejt se ku do të luajë sezonin e ardhshëm dhe, sipas të gjitha gjasave, ekipi i tij do të jetë Reali i Madridit. Gjithsesi, ndryshe nga shumë futbollistë të tjerë që kanë bërë zhurmë të madhe, siç ishte Usman Dembele, apo edhe vetë Kristiano Ronaldo, kur vjen puna te kampioni i botës kjo nuk ndodh. Mbape e ka respektuar deri në fund Paris SG, duke pritur fundin e sezonit për të folur për të ardhmen. Po ashtu, nuk ka lejuar që madrilenët të bënin deklarata, ndonëse besohet se në “Bernabeu” e kanë ditur të vërtetën. Kjo do të thotë se Realit i shtohet një yll vërtet i madh dhe me karakter të fortë, dhe kjo do të thotë shumë.
Sfidanti.al