Mbetet edhe sot e kësaj dite trajneri më i paguar i botës, mbi Pep Guardiolën, Jurgen Klopin, Tomas Tuhelin, Julian Nagelsmanin, Karlo Ançelotin apo Maurisio Poçetinos. i tillë Diego Pablo Simeone i Atletikos së Madridit, por duke nisur që nga sezoni i ardhshëm mund të jetë ndryshe. Skuadra madrilene duhet të kualifikohet për në Champions që tekniku argjentinas të mbajë kontratën e tanishme me klubin, sepse zbritja në Ligën e Europës do të ndryshojnë situatën financiare, plus do të ishte një dështim sportiv. Atletiko është në vend të katërt në La Liga, pra aktualisht e kualifikuar për në Champions, por Betisi është vetëm 3 pikë prapa, dhe këtë fundjavë është derbi ndaj Realit të Madridit, kampion “i freskët” i Spanjës. Duhet thënë se Simeone ka arritur suksese të mëdha me Atletikon në mbi 10 vjet në stol, duke dalë 2 herë kampion, 2 herë në finalen e Championsit, duke fituar dy Liga të Europës dhe dy Superkupa të Europës, ndërsa klubi ka fituar mbi 300 milionë euro për shkak të triumfeve në fushë.
Sfidanti.al