Benzema-Mbape-Vinisius, sulmi i Realit do të kishte 101 gola e 57 asistë!

Natyrisht nuk mund të bësh një shumë aritmetike kur 3 lojtarë luajnë në krah të njëri-tjetrit, aq më tepër që nuk është zyrtarisht e mbaruar që sulmuesi i Paris SG do të kalojë në Madrid sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, nga Spanja këmbëngulin se Kilian Mbape do të luajë për Realin në 2022-2023, dhe se e ka ndarë mendjen me kohë për këtë gjë. Pas kësaj nisin llogaritë e tifozëve. Këtë sezon, Mbape ka pasur 46 gola e 25 asistë për PSG-në dhe për Francën. Karim Benzema ëhtë në nivelet e 46 golave dhe 14 asisteve, ndërsa Vinisius ka 19 gola dhe 18 asistë. Në total, i bie 101 gola dhe 57 asistë nga 3 lojtarët madrilenë në një edicion.

Sfidanti.al