Vlahoviçi nuk shënon tek Juvja, nisin kritikat për Alegrin

Kur ishte në Firence, goli ishte mënyra e tij e jetesës. Nuk mund të mendohej diçka tjetër në futboll nga Dushan Vlahoviç sesa duke dërguar topin në rrjetë, me stilin e tij elegant, të fuqishëm, me shpejtësi dhe nuhatje për portën. Në 21 ndeshje të Serisë A këtë sezon, ai shënoi 17 gola si dhe shërbeu 4 asistë për Fiorentinën, pra 21 kontribute për rrjetë në 21 ndeshje. Kur kaloi tek Juventusi në janar, u mendua se Vlahoviçi do të zgjidhte problemin e krijuar që nga largimi i Kristiano Ronaldos dhe ai e nisi mirë duke shënuar në Champions ndaj Vijarrealit. Gjithsesi, me kalimin e javëve, sulmuesi serb shënoi gjithnjë e më pak. Në 12 ndeshje me Juven ka vetën 6 gola dhe 1 asist. Në Itali kanë nisur të pyesin se përse po ndodh kështu, dhe një analizë e “La Gazeta delo Sportit” ia vë fajin trajnerit Masimiliano Alegri. Skemat e tij nuk e ndihmojnë Vlahoviçin dhe shqetësimi më i madh ka të bëjë me sezonin e ardhshëm, ndërsa për kartonin e tij u paguan 80 milionë euro.

Sfidanti.al