Milani mund Fiorentinën dhe iafrohet titullit, merita kryesore është e Piolit!

“La Gazeta delo Sporti” nuk ka asnjë dyshim dhe bën një vlerësim të madh. Sipas të përditshmes kryesore sportive italiane, Milani ka probleme, ka boshësi në fazën sulmuese, por trajneri Stefano Pioli, ka arritur t’i kalojë këto probleme me idetë e tij për futbollin dhe me punën e madhe që po kryen. Këto fjalë, “La Gazeta” ishkroi vetëm pak orë pasi Milani të dilte në fushë përballë Fiorentinës, në një ndeshje tepër të vështirë të Serisë A në “San Siro”, që kuqezinjtë arritën ta fitonin në fund, 1-0. Vendoi goli iLeaos 8 minuta para fundit. Milani ka tani 77 pikë, ndërsa imbeten edhe 3 ndeshje për t’u luajtur në kampionat. Avantazhi ndaj Interit ekziston, edhe pse asgjë nuk është vendosur. Pioli ifalenderoi sërish lojtarët e tij. “I përgëzoj sepse besuan deri në fund, – tha ai, – sulmuan dhe u treguan inteligjentë përballë një kundërshtari të fortë. Një tjetër hap në rrugën e duhur”.

Sfidanti.al