A do të mjaftojnë Embijdi dhe Hardeni që Filadelfia të mundë Majemin?!

Sfida e radhës do të jetë me ekipin më të mirë të Lindjes, Majemin, dhe padyshim që do të jetë një provë përvoje, talenti dhe karakteri. Nuk dihet sesi do të përfundojë, me Majemin që ka epërsinë e faktorit fushë, por gjithsesi Filadelfia e tregoi veten në raundin e parë të plej ofit në NBA. Suksesi ndaj Torontos ishte 4-2 me fitore, dhe suksesi vendimtar u arrit në Toronto me shifrat e thella, 132-97 . Embijd shënoi 33 pikë në 36 minuta, kapi 10 topa në tabela, shërbeu 1 asist, vodhi 2 topa dhe bllokoi 3 gjuajtje, duke e humbur topin vetëm 1 herë si dhe duke shkaktuar 3 faulla personale. Filadelfia ka edhe “gryka të tjera artilerie” si Xhejms Hardenin që shënoi 22 pikë, pati 6 topa në tabela e sidomos 15 asiste, ndërsa Tajrez (Tyrese) arriti në 25 pikë dhe 8 asistë. Ekipi nga Veriu i SHBA-së ka një ekip me shumë lojtarë të fortë si Harris (19 pikë, 11 topa në tabela), Grin (12 pikë) apo edhe të tjerë. Bashkë me ekipe si Bostonin, Feniksin dhe Miluokin, Filadelfia është kandidate e fortë për titull në NBA.

Sfidanti.al