Red Bulli e mundi më në fund Ferrarin në prova, por jo me Verstapenin

Në garën e sotme në Xheda do të niset i pari Sergio “Çeko” Perez. Meksikani, që dominoi të treja pjesët e provave zyrtare, la pas Sharl Lëklerkun dhe Karlos Sainzin, për të fituar “pole position”-in e parë në karrierë. Ja pra që Red Bulli mundet të dalë edhe më mirë se Ferrari, ndonëse drejtuesit do të kishin dashur që këtë ta kishte bërë kampioni i botës në fuqi. Perez dha kohën 1’28”200, duke lenë prapa për fare pak Lëklerkun, që u vonua 25 të mijtat. Në vend të tretë spanjolli Sainz i vonuar vetëm 2 të dhjetat, ndërsa Maks Verstapeni u desh të kënaqej me vendin e katërt, me 261 të mijtat pas Perezit. Tronditje e madhe për 7 herë kampionin e botës, Ljuis Hamilton, që doli vetëm i 16-ti, ndërsa shoku i tij tek Mercedesi, Xhorxh Rasëll ishte i gjashti.

Sfidanti.al