Sulejmani i pamadhërishëm : Presidentin Duka e do familja!

Thirrja e Sulejman Starovës nga ekrani, apo nëse mund të quhet “britma e fundit e modës”, tamam këto ditë që “kokat e Zeusit” , presidenti Duka dhe sekretari Shulku janë pezulluar nga gjykata për të ushtruar detyrën, do të kujtohet si një nga tradhëtitë e klasit të lartë. Cilët ishin fjalët e tij, që kur përsëriteshin në ekran, tingëllonin si blasfemi..

“Presidentin Duka e do familja e futbollit. Pse cili do ta largojë presidentin Duka, ky Shakohoxha?” Shyqyr zotit që nuk ka shkuar edhe më tej, sa t’ia fuste edhe vetes : “ Apo do ta largoja unë me ato 4 votat , që mora si kandidat për president..”

S’paska qënë i vërtetë Starova si rebel , si një nga kritikuesit më të ashpër të diktatit të presidentit Duka, paska qënë i vërtetë vetëm në dy skajet e diktaturës me top. Një herë në fillim, kur si sekretar i FSHF-së,”Bobi” na u bë shkesi i presidentit Duka, duke e përshëndetur ardhjen e tij me këtë frazë kampione për nga cilësia e gënjeshtrës : “ Futbolli shpëtoi, erdhën..biznesmenët ” dhe një herë në fundin e fundit, në ditët e sotme, kur Sulejmani i pamadhërishëm, në rolin e të penduarit të madh , rigjeti prindin e vërtetë, babain që meriton ky lloj futbolli që paska edhe ..familje!

Sfidanti.al