Klubi gjerman është në vështirësi në një moment tepër delikat të historisë. Edhe pse është një superfuqi e futbollit europian, fitues i Championsit në 2020, sërish Bajerni mendohet se është një “fuqi të venitje” pasi forca financiare e bavarezëve nuk po mundet të konkurrojë me klubet e pasur angleze, me Paris SG apo me Realin e Barcelonën. Oliver Kahn, shefi i fuqishëm ekzekutiv në Mynih, ka vendosur të marrë “frenat në duar” përsa i përket transferimeve. Ndoshta, kjo do të thotë një lloj pakënaqësie ndaj Hasan Salihamixhiçit, drejtorit sportiv. Bajerni është shqetësuar edhe më shumë nga lajmet se Marcel Zabicer mendon largimin dhe se Reali kërkon Upamekanon. Si mund të ndalohet “erozioni”, dhe si mund të zëvenësohen këto humbje? Ndoshta Oliver Kahn do të ketë sukses në misionin e tij.
Sfidanti.al