Në Madrid luteshin që ai të ishte në dispozicion për ndeshjen tepër të rëndësishme ndaj Çelsit në Ligën e Kampionëve. Dueli i parë çerekfinal luhet në 6 prill në “Santiago Bernabeu”, por Karim Benzema i dha një dorë trajnerit Karlo Ançeloti sepse pritet që të jetë gati për ndeshjen ndaj Seltës në 2 prill. Dueli i La Ligës luhet në “Balaidos” të Vigos dhe pas katastrofës me Barcelonën, Reali dëshiron të reagojë sa më shpejt. Një gabim në Vigo do të thotë mundësi që Barcelona (apo Sevilja) të afrohen, ndaj kjo nuk duhet të ndodhë. Mendohet se me Benzemanë në ekip, ekipi “merenges” luan shumë më mirë dhe është më afër fitores.
Sfidanti.al