Kontrata Real-Mbape, çdo të bëhet me të drejtat e imazhit?!

Përplasja e fundit që ndodhi në Klerfonten tregoi edhe një herë se raporti mes lojtarëve dhe Federatave apo klubeve ka arritur një nivel tjetër. Kilian Mbape do të ketë një “betejë” të tillë edhe me Realin e Madridit ku besohet se do të luajë sezonin e ardhshëm. Sipas mediave spanjolle, klubi i “Bernabeut” ka si normë që ndan të drejtat e imazhit me lojtarët 50 me 50 për qind. Gjithsesi, në rastin e Kristiano Ronaldos pati një përjashtim sidomos në rinovimet e fundit. Pra, portugezi mori më shumë se 50 për qind, dhe ndoshta kjo mund të ndodhë edhe me Kilian Mbapenë.

Sfidanti.al