A mundet që PSG ta mbajë Mbapenë? Po, t’i japë 100% të të ardhurave të imazhit!

Bindja jonë është që kjo është “pemë pa kokrra”, pra që nuk do të ndodhë kështu. Kilian Mbape do të kërkojë të luajë në një skenë më të madhe sesa ajo e futbollit francez, pra do të zgjedhë Realin e Madridit e La Ligën, ndërsa klubi spanjoll do të gjejë një mënyrë për t’i plotësuar dëshirat e kampionit të botës. Gjithsesi, Paris SG nuk dëshiron të dorëzohet dhe do të përpiqet deri në fund. Mediat franceze dhe ato spanjolle shkruajnë se klubi francez është gati t’i lëshojë 100 për qind të të drejtave të imazhit, vetëm e vetëm që 23-vjeçari të mos largohet. Tek Reali, standardi është 50 për qind, ndonëse për rastin e Kristiano Ronaldos u bë një përjashtim. Kështu mund të bëhet edhe për Mbapenë.

Sfidanti.al