Mrekullia e Eriksenit është e plotë, ka rikthim edhe tek Danimarka!

Shpresojmë vetëm që zemra ta lerë të qetë dhe ta përballojë sforcimin e sportit profesionist. Kristian Eriksen tashmë është kthyer plotësisht në profesionin e tij të dashur të futbollit, dhe jo vetëm që e ka nisur karrierën me skuadrën e klubit (Brentfordin), por dhe me ekipin kombëtar. Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand, po ai që thuajse pa me sytë e tij vdekjen (e shmangur për pak) të Eriksenit, vendosi ta thërriste dhe lojtari ofensiv mund të zbresë në fushë në miqësoren e danezëve në Amsterdam ndaj Holandës. Hjulmandi thotë se kundër Holandës, Erikseni pritet ta nisë nga stoli, por mendohet të jetë titullar kundër Serbisë të martën, në të njëjtin stadium ku pa vdekjen me sy, në “Parken Stadion” të Kopenhagenit.

Sfidanti.al