Të përditshmet italiane nuk e prisnin aspak që të flakeshin jashtë Kupës së Botës, të paktën jo këtë të enjte. Maqedonia e Veriut duhej të ishte kaluar dhe pastaj do të bëheshin llogaritë me Portugalinë e Kristiano Ronaldos. Gjithsesi, “bomba e madhe plasi” dhe gazetat sportive në Apenine u detyruan të shtrydhnin trurin, edhe ashtu të mërzitura, për të krijuar titujt goditës. “Jashtë nga kjo botë”, – shkruan “La Gazeta delo Sporti”, – lamtumirë Katar”. “Në Ferr, – është komenti në kopertinë për “Il Korriere delo Sportin”, – Italia, sërish jashtë Botërorit”. Një “Joooo” me 9 “o” është titulli i “Tutosportit” të Torinos, që ka në kopertinë foton e Kielinit me Donarumën, dhe një ftesë për Mançinin: “Trajner i dashur, mos ik”!
Sfidanti.al