Nis të provojë atë që mund të quhet malore e kampionatit. Kukësi nuk arriti dot më shumë se një barazim në fushën e Laçit, dhe Skënderbeu ndjekës tani nuk është edhe aq larg. Vetëm dy pikë i ndajnë pretendentet kryesore për titull, me kuksianët që e mbajnë, gjithsesi, kreun e tabelës së Superligës.
Ashtu siç pritej, përballja në Kurbin ishte e vështirë, ndoshta edhe për shkak se dy klubet kurrë nuk kanë pasur marrëdhënie të mira. Në të kaluarën, Laçi, është akuzuar se ka bërë punën e Skënderbeut, por në këtë sfidë, skuadra e trajnerit Sinella luajti kryesisht për vete. Ka pak pikë në renditje dhe rrezikon të bjerë nga kategoria.
Të besuarit e trajnerit Gjoka kanë synime të kundërta, atyre u duhej fitorja për të qenë sa më të shkëputur në vend të parë. Pas një pjese të parë më të mirë të vendasve, Kukësi e rriti nivelin e lojës në të dytën. U krijuan raste dhe u godit shtyllë, siç kishte bërë edhe Laçi më herët, por goli nuk erdhi. Barazimi me siguri nuk do t’i ketë pëlqyer presidentit Gjici, i cili padyshim do të kërkojë reagim nga të tijtë që në ndeshjen e radhës. Pas 22 javësh të luajtura, kuksianët kanë 46 pikë në kryë të Superligës, ndërsa Skënderbeu ka 44.
Sfidanti.al