Konfirmohet: “El Loco”, i çmenduri.. do të kthehet në Evropë

Speicalisti i vlerësuar argjentinas, Marselo Bielsa, do të kthehet në skenën e madhe, që nga sezoni i ardhshëm dhe, pikërisht, në Francë. “El Loco” (I çmenduri) popullor pranoi ofertën e Lilit francez ambicioz që, kohët e fundit, u bë me një pronar të ri, Zherard Lopez. Bielsa ra dakord për një kontratë dyvjeçare që, zyrtarisht, do të fillojë, më 1 qershor. Ky, në fakt, është një “come back” (kthim) i tij në Francë, duke qenë se gjatë sezonit 2014-2015 ai ka drejtuar Olimpikun e Marsejës. Angazhimi i tij i fundit, në fakt, ka qenë te Lacio, por atje ai qëndroi vetëm disa ditë.

sfidanti.al