Shënoi dy gola edhe në fushën e Majorkës dhe është realizuesi më i mirë i kampionatit. Karim Benzema po shkon drejt fitores së Këpucës së Artë në La Ligën e Spanjës, ndërsa ekipi i tij po shkon drejt titullit kampion. Sulmuesi francez ka 22 gola deri tani, por edicioni i tij është shumë më i plotë kur shikon edhe lojën që ai ka zhvilluar për shokët e tij. Benzema ka shërbyer 12 asiste, dhe kombinimi i golave me asistencat bën që ai të duket si një Lionel Mesi i dytë. Njërin prej këtyre asistëve e pati në fushën e Majorkës kur realizoi Vinisius. Në total, në sezon, Benzema ka 32 gola e 13 asistë në 34 ndeshje, një nivel vërtet tepër i lartë. Jo vetëm kaq, por Reali ka dy shënuesit më të mirë të La Ligës, pasi pas Benzemasë është Vinisius me 14. Fitorja 3-0 bëri që Madridi të ketë 66 pikë në 29 ndeshje, 10 më shumë sesa Sevilja.
Sfidanti.al