Pas Ferrarit prezantohet edhe Mercedesi, pritet vetëm kampioni Red Bull

Më herët, në Itali pati paraqitjen e modelit të makinës së këtij sezoni në Formula 1. “Kokëkuqja” shpreson që me “shigjetën” e re t’i japë fund dominimit të rivalëve si Red Bulli e Mercedesi, dhe të arrijë të paktën fitoren e parë që nga viti 2019. Gjithsesi, ditën e sotme edhe Mercedesi e bëri prezantimin e makinës së tij të re, “W13”, që ka disa ndryshime në krahasim me vjet. Makina do të jetë më e ngushtë, madje do të jetë më e ngushta nga të gjitha (besohet për efekt aerodinamike), ndërsa hunda i ngjan asaj që ka pasur Ferrari. Ljuis Hamilton ishte në këtë prezantim dhe pranoi se fundi i sezonit të shkuar ishte i vështirë, por ai tashmë e ka lënë pas. Pritet që anglezi të vazhdojë karrierën në F1, ndërsa po ashtu pritet që të prezantohet makina kampione, Red Bulli i Verstapenit.

Sfidanti.al