Armando Broja drejt rekordeve të Sauthemptonit dhe Premier Ligës

Në kombëtaren e Shqipërisë besohet se do të jenë të detyruar që t’ia hapin derën “katër kanatësh”, për atë që po bën në Angli. Armando Broja duket një bast i fituar nga Sauthemptoni e Çelsi, por i humbur (deri tani) nga trajneri Edi Rema dhe Duka. Asnjë lojtar në moshën 20 vjeç apo më pak, nuk ka shënuar më shumë gola se Broja këtë sezon në Premier Ligë, madje 6 golat e tij janë më shumë se 5 të Romelu Lukakut, dhe janë rekordi i Sauthemptonit këtë edicion. Tashmë, ai synon rekordin absolut për “Shenjtorët” në Premier Ligë, që e mban Kevin Dejvisi me 9 gola në një vit sportiv, duke qenë 20 vjeç apo më i ri.

Sulmuesi ka qenë titullar në vetëm 14 ndeshje këtë sezon, përfshi edhe kombëtaren, ka shënuar 11 gola, ka shërbyer 11 asistë dhe ka fituar një penallti. Fitorja bën që Sauthemptoni të ngjitet në 28 pikë në vendin e 10-të të renditjes, duke qenë shumë më pranë objektivit për të mbijetuar në Premier Ligë.

Sfidanti.al