Partizani vuan, por fiton derbin më të rëndësishëm të sezonit!

Tiranën nuk do ta ketë përballë, edhe pse garë mbeten ekipe të rrezikshme si Vllaznia, Laçi e Teuta. Partizani është në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë duke i dhënë vetes shpresë për një trofe dhe për të mbërritur Europën. Ndaj Dinamos u vuajt shumë, por u fitua derbi më i rëndësishëm i sezonit, ai që lejon të shpresohet për të shpëtuar vitin dhe të pasur fitime financiare nga kupat kontinentale. Një gol në fund të pjesës së parë i ish-dinamovitit, Skuka, vendosi përballjen në “Arenën Air Albania”, me të dyja skuadrat që krijuan disa mundësi, por më shumë pati Partizani.

Trajneri Dritan Mehmeti, pavarësisht disa ngecjeve, po arrin t’i japë “fytyrën” e tij skuadrës dhe po arrin rezultate. Ai nuk i dha shumë rëndësi pakënaqësisë së Kallakut në momentin e zëvendësimit (është djalë i shkëlqyer), po ashtu gabimit të Skukës që nuk pasoi tek shoku kur mund të shënohej goli i dytë. “Nuk e bëri me qëllim, duhet ta kuptojnë edhe lojtarët e tjerë”, – ishin fjalët e teknikut.

Çerekfinalet: Partizani-Dinamo 1-0 (1-1), Vllaznia-Flamurtari 1-0 (2-1), Laçi-Egnatia 0-0 (1-1, me penallti), Teuta-Skënderbeu 1-0 (1-0).

Sfidanti.al