Lebron nuk di të ndalet, por Lejkërsat nuk dinë të fitojnë

I shkuan kot 30 pikë dhe një paraqitje tjetër e shkëlqyer në moshën e tij të madhe. Lebron Xhejms mbetet i patjetërsueshëm në basketbollin amerikan duke qenë më i miri në fushë në duelin Portlend-Lejkërs, veçse në fund sërish doli nga fusha i humbur. Vendasit ia dolën 107-105, ndërsa Xhejmsi e mbylli me një kosh tripikësh ndërsa binte sirena. Kjo ishte humbja e pestë radhazi jashtë fushe për Lejkërsat, edhe pse Lebroni shtoi 7 topa në tabela e 7 asistë, por edhe 6 humbje topi. Sajmëns realizoi 29 pikë për Portlendin, që ishte i dobësuar pas transferimeve të fundit, por që u tregua me karakter këtë herë. “Ne bëmë shumë gabime në pasime, – tha Lebroni, – e humbëm topin 21 herë, dhe Portlendi shënoi 28 pikë. Ky nuk mund të quhet basketboll fitues”. Lejkërsat mbeten në vend të 9-të në Perëndim me 26 fitore e plot 30 humbje.

Sfidanti.al