Ka lëvizje dhe frenezi në Mynih, edhe pse për gjermanët gjithçka duket se rrjedh me qetësi dhe sipas planeve. Largimet e lojtarëve, vonesat në rinovime kontratash dhe forcimi i rivalëve, gjithsesi kanë krijuar alarm dhe flitet se trajneri Julian Nagelsman ka shqetësime lidhur me garancitë që jep ekipi që ka në dispozicion. Qoftë, për numrin e lojtarëve, qoftë edhe për cilësinë, ndonëse ai dëshiron të ketë kompromis me drejtorin Salihamixhiç, sepse bavarezët mund të mos i kenë fondet e duhura. Zhoao Kanselo pëlqehet nga trajneri, por ai ka rinovuar me Man. Sitin dhe do të jetë e vështirë të merret. Niko Shloterbek ende nuk ka konfirmuar, apo hedhur poshtë planet për t’u bashkuar me Bajernin. Sipas mediave, drejtuesit në “Zebener Shtrase” kanë piketuar pozicionet që duhen përforcuar: Një qendërmbrojtës, një mbrojtës i djathtë dhe një mesfushor mbrojtës.
Sfidanti.al