Lufta për futbollin… fundi i miqësive të vjetra dhe intrigat për të zotëruar milionat e topit

Pragu i Asamblesë Zgjedhore është gjithmonë pothuajse i njëjti në çdo katër vjet, i plotësuar me shumë pak elementë të rinj. Gjithsecili përvesh mëngët për të bërë atë që di të bëjë më mirë, të manipulojë, mashtrojë, të aktivizojë ushtrinë e çjerrë të fjalamanëve, të cilët do të shpërblehen me këste gjatë 4-vjeçarit pasardhës dhe në fund, për drejtimin e sportit më të bukur në botë, luftohet me një urrejtje të frikshme. Protagonistët kryesorë ende nuk i kanë thënë fjalët e tyre të para, ndoshta duke zgjedhur strategjinë, që fillimisht duhet të konsumohen mbështetësit, të cilët për nga rangu hierarkit, përfaqësojnë një gjeografi të gjerë.

Krybashkiaku i Tiranës, si asnjëherë tjetër ka veshur tutat, duke i dhënë vetes imazhin e një tifozi ultras. Gati çdo ditë thërret njerëz të sportit në zyrën e tij dhe i përcjellë me nga një foto, ku detaji kryesor është entuziazmi. Së fundi ka thënë se Duka i futbollit ka zhdukur nga qarkullimi pak më shumë se 2 milionë euro që i takonin klubeve, duke i shoqëruar akuzat me keqardhje, ndërkohë që vazhdon të firmosë pa ndroje, zëvendësimin e atyre pak ambjenteve sportive të mbetura, me ambjente banimi që tani i quajnë kulla.

Në të njëjtën kohë, FSHF organizon konferenca dhe shpërndan trakte nëpër ekranet preferenciale, për të denigruar kryebashkiakun Veliaj që po udhëheq fushatën e Shakohoxhës. Thuhet se po ushtrohet presion në prag të zgjedhjeve në Asamblenë e Tiranës, madje Sul Mema me dorën e vet i ka dërguar një letër prekëse Infantinos së FIFA-s. Konkluzioni është se Krenar Alimehmetit i kanë ofruar 100 mijë euro që të tërhiqet nga gara, por boja e Memës kishte mbaruar, se për t’i sqaruar Infantinos edhe mënyrën se si u zhvilluan zgjedhjet në Durrës e Elbasan.

Pra ngrehina nga ku drejtohet futbolli në Shqipëri është shumë më e rëndësishme se vetë ky sport, aq sa miqtë e vjetër janë kthyer në armiq të betuar. Madje i njëjti qëndrim antagonist reflektohet që nga kryebashkiaku më i rëndësishëm i vendit dhe deri tek gazetarët e një stacioni televiziv, të cilët për hir të Dukës janë hedhur hapur kundër “sherbetorit mw besnik” te presidentit, Shakohoxhws,,pra ish-drejtorit te tyre…

K.Shabani