Arbitri Cvajer mendon të lerë karrierën pas asaj që ndodhi në Dortmund-Bajern!

“Unë jam në një dhomë me dy dyer, njëra më nxjerr në fushën e futbollit, ndërsa tjetra më nxjerr në një krah tjetër ku unë mund të jetoj jetën time private pa këtë lloj presioni”. Këto janë fjalët e gjyqtarit gjerman të futbollit, Feliks Cvajer (Zëayer), që po kalon një krizë të vërtetë që pas ndeshjes së Bundesligës mes Dortmundit e Bajernit, rreth dy muaj më parë. Që nga ajo kohë ai ka drejtuar vetëm një sfidë në Ligën e Europës, atë Sociedad-PSV Ajndhoven (3-0), dhe gjithë kohën tjetër ka bërë pushim. “Po mendohem dhe do të marr një vendim, – thotë Cvajeri në intervistën për “Skajin” (Sky). Policia më ka konfirmuar se kam marrë kërcënim me vdekje”. Kjo, pasi në ndeshjen Dortmund-Bajern (2-3), ai u akuzua se dëmtoi rëndë Borusian me gjykimin e tij, ndërsa lojtari anglez 18-vjeçar, Xhud Belingham e akuzoi se “nuk mund t’i jepej një ndeshje e tillë një gjyqtari që është dënuar më parë për trukime”. Zvajeri thotë se akuza është e padrejtë, por njëkohësisht është kundër dënimit të Belinghamit me 40 000 euro gjobë. “Më e mira është që palët të flasin”, – thotë ai, por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk besohet të ndodhë pasi Dortmundi nuk është dakord.

Sfidanti.al