Rangnik, sërish “luftë” me Ronaldon: Asnjë lojtar nuk është mbi ekipin

Nuk mjaftoi që ia tha herën e parë në sy, dhe pastaj në konferencën për shtyp. Trajneri i Mançester Junajtidit, Ralf Rangnik, ka vendosur ta vazhdojë “luftën” me Kristiano Ronaldon pasi e zëvendësoi në ndeshjen e Premier Ligës kundër Brentfordit. “Asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se ekipi, pavarësisht se cili është ai, Kristiano, Edinsoni, Bruno, – tha tekniku gjerman, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Uest Hemit, – kjo gjë ka të bëjë me skuadrën, me fitimin e pikëve. Ne jemi në një pozicion kur duhet të fitojmë maksimumin e pikëve në çdo ndeshje. Mesa di unë, ky nuk ishte zëvendësimi i parë në karrierën e Ronaldos. Ka pasur zëvendësime edhe në kohën e Sër Aleksit”.

Sfidanti.al