Reali kërkon 50 milionë euro për Hazarin, por nuk ia marrin as për 20!

Një lojtar i madh, që në kulmin e tij vlente ndoshta vetëm diçka më pak se Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo. i tillë Eden Hazar, magjistari belg që po vuan pasojat e dëmtimeve, e ndoshta të shkujdesjeve të tij me regjimin e jetës dhe me peshën. Ka ardhur puna që ish-yllin e Çelsit, që fitoi Premier Ligën e Ligën e Europës duke qenë më i miri në ekip, nuk dëshiron që ta marrë kush. Realit të Madridit i ka mbetur në derë. Klubi spanjoll është gati të pranojë oferta prej 50 milionë eurosh për kartonin që dikur e mori për një shumë totale që duhej të arrinte në 150 milionë paundë stërlina, nga të cilat 88 milionë u paguan në dorë. Së pari vetë, Hazari e hodhi poshtë këtë ofertë të Njukasëllit, ndërsa mediat në Itali dhe Angli shkruajnë se klubet e tjerë nuk japin sot as 20 milionë për belgun.

Sfidanti.al