Mund të jesh besimtar, ose edhe mund të mos jesh, varet sesi je formuar gjatë rritjes. Gjithsesi, kur vjen puna tek zgjedhja e ndonjë ekipi në futboll, nuk arrihet shumë të kuptohet sesi mund të të ndihmojë “komunikimi” me Zotin (të cilin, unë për shembull nuk kam arritur ta bëj kurrë). Olivie Zhiru është një nga ata që ndikohet në këtë mënyrë, dhe e thotë vetë se “besimi në Zot me ndihmoi të zgjidhja Milanin para Interit”. Ata që e dinë se çfarë janë dy klubet dhe dy ekipet e shquara të Italisë, do të habiten shumë besoj me këtë deklaratë. Se, sipas Zhirusë, i bie që Zoti paska pëlqyer Milanin (mos ndoshta është tifoz?!), ndërsa Interi sikur po na del ekipi i “të pafeve”! Zhiruja e ka zgjedhur, rrugën e futbollit dhe të jetës e çan me Biblën në dorë.
Sfidanti.al