E përditshmja spanjolle “Marka” nuk ngurron të nxjerrë përfundimin se “tek Atletiko dhoma e zhveshjes është e shkatërruar”. Sipas gazetës madrilene, në gjirin e skuadrës janë krijuar disa klane, disa grupe, që secili shikon interesin e tij. Sipas saj, problemi kryesor në ekipin kampion të Spanjës është se nuk po respektohet meritokracia, pra nuk po respektohen disa nga lojtarët që fituan titullin sezonin e kaluar. Besohet se kriza është shkaktuar nga depërtimi në formacion i lojtarëve si Antuan Grizman apo De Paul. Veteranët dhe “bërthama e fortë” e Atletikos nuk e ka mirëpritur protagonizmin e tyre, dhe janë në krahun e Luis Suarezit. Për habi, situata i ka dalë nga duart edhe një trajneri me karakter të fortë si Diego Pablo Simeone.
Sfidanti.al