Parashikohen formacionet në Milan-Juve, kush humbet e ka punën pisk!

Luhet për Serinë A dhe është një përballje me shumë përgjegjësi. Në Itali thonë se kush humbet në duelin Milan-Juventus i ka punët keq. Ish-lojtari i dy ekipeve, Xambrota, thotë se kuqezinjtë janë për titull e bardhezinjtë për Champions, veçse kjo nuk mund të arrihet duke lënë pikë, ndërsa këtë të diel janë përballë. Piolit i kthehet Romanjoli që pritet në formacion, por edhe Kalabria, që mendohet se mund ta nisë nga stoli. Mungesat në mbrojtje mbeten të mëdha me Kjerin e Tomorin të dëmtuar e Balo-Turenë në Kupën e Afrikës. Benaser kthehet nga Kupa e Afrikës dhe është i grumbulluar, ndërsa Tonali vjen nga skualifikimi. Në sulm është Leao dhe Ibra, jo Rebiç.

Tek Juventusi, Kielini pritet në formacion ashtu si De Ligti duke forcuar mbrojtjen, ndonëse Bonuçi nuk grumbullohet. Në mesfushë, Artur e Ramsej janë në skuadër, por jo në formacion, ashtu si edhe Rabio. Sulmi juventin ka Dibalën në formë të madhe, ndërsa Morata dëshiron të ketë vazhdimësi.

Milani (4-2-3-1): Menja, Florenci, Kalulu, Romanjoli, Hernandez, Tonali, Bakajoko, Selemekers, Brahim Diaz, Leao, Ibrahimoviç

Juventus (4-2-3-1): Shezni, Kuadrado, De Ligt, Kielini, Pelegrini, Betankur, Lokateli, Mekkeni, Dibala, Bernardeski, Morata.

Sfidanti.al