Superylli brazilian mund të jetë i dëmtuar, ndërsa po djersit shumë për të qenë gati për ndeshjen e parë të Championsit ndaj Realit, por kur vjen puna tek suksesi financiar nuk është aspak keq. Mediat britanike shkruajnë se Nejmar ka kontratën më të madhe ndër lojtarët e sotëm në futboll kur vjen puna për këpucët që vesh në ndeshje. Ai ka kontratë me Pumën me vlerë 28 milionë euro, duke lënë në vend të dytë Lionel Mesin që ka kontratë prej 22 milionë eurosh me Adidasin. Kristiano Ronaldo është në vend të tretë me 20 milionë euro që merr për këpucët nga Najku (Nike), ndërsa në vend të katërt është Kilian Mbape me 17 milionë euro, po ashtu nga e njëjta kompani amerikane.
Kontratat e këpucëve
Nejmar 28 milionë euro
Mesi 22 milionë euro
Ronaldo 20 milionë euro
Mbape 17 milionë euro
Sfidanti.al