Do të jetë Stambolli apo Moska, shpëtimi nga “ferri” për Muriqin?!

Për vetë futbollistin dhe për ekipin përfaqësues të Kosovës ka rëndësi vetëm një gjë, ai duhet të luajë sa më shumë minuta, dhe kjo gjë nuk po ndodh. Vedat Muriqi u përpoq shumë të shpërthente në futbollin italian, dhe Lacio ia dha këtë mundësi në Serinë A, por duket se jo gjithnjë njeriu ka fat në futboll. Jo gjithnjë ndodh. Atëherë, më mirë një hap prapa sesa t’i biesh murit me kokë dhe Muriqi tani shpreson të luajë në një ligë tjetër. Dëshira e tij kryesore është të kthehet në Turqi, ku ka qenë tek Fenerbahçe së fundmi, përveçse me Giresunsporin, Gençlerbirligin dhe Rizesporin. Gjithsesi, Igli Tare thotë se Muriqi mund të luajë në Rusi tek CSKA e Moskës, që ofron 2.5 milionë euro për huazimin dhe 8 milionë euro për kartonin. Të shohim se ku do të jetë shpëtimi nga “ferri”, ndërsa ka interesim edhe nga Lidsi apo Uest Bromi.

Sfidanti.al