Kritikat për të kanë qenë të mëdha, dhe po ashtu akuzat se çmimet që po fiton së fundmi janë në kurriz të atij që e meriton, Robert Levandovskit. Lionel Mesi vërtet ka shënuar vetëm 1 gol në ligën franceze për Paris SG (por, edhe 5 gola në 5 ndeshje në Champions), e megjithatë ndikimi i tij në klubin francez është tepër i madh. Media ruse “Sputnik” shkruan se me ardhjen e argjentinasit, PSG fitoi 8 sponsorë të rinj, rriti me 15 milionë ndjekës mediat sociale, si dhe pati një rritje të madhe në shitjen e fanelave (kanë arritur në 1 milionë në total). Sipas të dhënave, të ardhurat e Paris SG në 2021 do të jenë 10 për qind më të larta, dhe flasim për ndikim vetëm në 6 muaj.
Sfidanti.al