Gjatë ndeshjes së mbrëmëshme Milan – Roma, përveç spektaklit u regjistruan edhe një sërë incidentesh. Kështu, trajneri i Romës, Jose Mourinho, tentoi të pengonte tifozët romanë që të ndalen së fyeri në baza racore, sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimoviç. Incidenti ndodhi gjatë pjesës së dytë, pak minuta pas golit të Rafael Leaos, gol ky që e vulosi fitoren e Milanit ndaj Romës, me rezultat 3:1.
Sipas raportimeve, Mourinho dëgjoi këngë raciste nga sektori i tifozëve miq dhe më pas reagoi, duke I kërkuar atyre të ndalonin dhe në fakt portugez u dëgjua në një farë mase. Ibrahimoviç e filloi ndeshjen ndaj Romës si zëvendësues, ndërkohë që hyri në pjesën e dytë, ku edhe asistoi te goli i “knock out”-it, i shënuar nga Leao.