Tifozët e Barçës nxjerrin bllok Ksavin edhe për Moratën, edhe për De Jongun!

Ferran Torresin e kanë pritur me krahët hapur, ndonëse klubi ende nuk është në gjendje që ta regjistrojë. Problemet financiare vazhdojnë ta bëjnë Barcelonën që të vuajë së tepërmi, edhe pse presidenti Laporta premton Halandin, ndërsa objektivat normal të katalanasve mund të jenë vetëm ata që i quajmë me shaka “xhaketa të kthyera”. Alvaro Morata thuhet se është 95 për qind e përfunduar që do të shkojë në “Kamp Nou”, ndërsa nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit Luk De Jong. Në një sondazh në rrjetet sociale, tifozët “blaugrana” nxorrën bllof Laportën dhe Ksavin në pyetjen se cilin preferonin, Moratën apo De Jongun, duke u përgjigjur “asnjërin dhe as tjetrin”.

Sfidanti.al