Mbush 7 vjet parakontrata e Levandovskit me Bajernin: plot 18 trofe!

Ka luajtur 354 ndeshje për bavarezët, ka shënuar 324 gola dhe ka shërbyer 68 asistë, si dhe ka fituar 18 trofe në një periudhë të gjatë dhe shumë të suksesshme. Bajerni i Mynihut lajmëroi në faqen e tij zyrtare të Tuiter se pikërisht si kjo ditë 7 vjet më parë, në 3 janar 2014, Robert Levandovski nënshkroi parakontratën me Bajernin, për të realizuar kalimin si lojtar i lirë në verën e ardhshme. Historia e polakut ka qenë e shkëlqyer dhe ai ka fituar titullin kampion në çdo vit që kur ka shkuar në Mynih.

Sfidanti.al