Guardiola: Arsenali luajti më mirë se ne pavarësisht fitores!

Trajneri katalanas pranoi se skuadra e tij ishte me fat në suksesin 2-1 në stadiumin “Emirejts” ndaj Arsenalit. “Topçinjtë” luftuan shumë, dhe ishin më të shpejtë e më të zhdërvjellët, pavarësisht zotërimit të topit nga Mançester Siti. “Arsenali ishte më i mirë se ne, – tha Guardiola, – ishim përballë një skuadre që është përmirësuar shumë. Po ashtu, ata kishim 6 ditë pushim që nga ndeshja e fundit, ndërsa ne vetëm 2 ditë e gjysmë. Na mungoi energjia. Deshëm të kontrollonim mesfushën, dhe bëmë ndryshime në pjesën e dytë. Tani kemi mundësi që të pushojmë”.

Sfidanti.al