VAR-in e masakrojnë pasi nuk u dha penallti për Arsenalin

Ndeshja sapo kishte filluar, ishte minuta 12-të dhe londinezët ishin në sulm. Martin Odegard hyri në zonën e Mançester Sitit dhe nuk gjuajti, por provoi të kalonte portierin Ederson. Ky i fundit i kapi këmbën e majtë dhe e rrëzoi. Arbitri Stjuart Atuell bëri shenjë që loja të vazhdonte, dhe ndoshta nuk pati faj në pozicionin që ishte, por pikërisht për këto gjëra është krijuar VAR-i, që të ndërhyjë dhe të ndreqë gabimet e gjyqtarëve. Sidoqoftë, drejtuesi i VAR-it në “Emirejts”, Xharred Xhilet, nuk mendoj se ia vlente ta thërriste arbitrin për të parë pamjet me ngadalësim. Analistët në Angli sulmuan VAR-in pikërisht për këtë dështim, ndërsa kërkuan që teknologjia nuk duhet të vazhdojë të quhet si “diçka e huaj”.

Sfidanti.al