Qortimi i Paolo Maldinit: Donaruma u nxitua!

Nga një kapiten i madh është kthyer në një drejtues të madh, edhe pse ende nuk ka fituar ndonjë gjë. Paolo Maldini, pasi fitoi trofe të panumërt në fushën e lojës, shpreson që në rolin e ri të jetë po ashtu i suksesshëm. Pasardhësi i brazilianit Leonardo sot ndihet “në elementët e tij” dhe po i pëlqen puna. “Në fillim më dukej e vështirë, si peshku pa ujë, por tani jo, – tha ai, – largimi i Leonardos më lejoi që të mos kisha njeri mbi kokë ndonëse ia di shumë për nder që më mësoi”. Maldini ka një qortim për Xhixho Donarumën, ish-portierin e Milanit që tani ka shkuar tek Paris SG. “Xhixho u nxitua, – tha ai, – në radhë të parë lojtari duhet të ketë ambicie sportive, jo për para, megjithatë unë e respektoj vendimin e tij”.

Sfidanti.al