Edhe sezoni që u mbyll në maj dhe qershor nuk ishte edhe aq i mirë, sepse u fitua vetëm Kupa e Mbretit, ndërsa La Liga u dorëzua në javët e fundit. Gjithsesi, maksimumi i të keqes për Barcelonës ndodhi më pas. Në gusht ndodhi tronditja e tmerrshme e largimit të Lionel Mesit për tek Paris SG, publikimi i borxheve prej mbi 1 miliardë eurosh, ikja e Antuan Grizmanit dhe nisja katastrofale e sezonit. Katalanasit u eleminuan nga Championsi që në grupe, dhe mbeti 18 pikë prapa Realit që kryeson La Ligën. Kriza është e plotë pavarësisht afrimit të Ksavit në stol dhe daljes së një brezi të ri shumë të talentuar, por që kërkon kohë për t’u bërë gati për gjëra të mëdha. Në “Kamp Nou” thonë “mos ardh shumë viti 2021”.
Sfidanti.al